Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Plumba drejt automjetit pas konfliktit për motive të dobëta/ Kurbin, tre persona në pranga, një tjetër në kërkim

schedule10:46 - 12 Gusht, 2026

schedule 10:46 - 12 Gusht, 2026

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kurbinit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti që përfundoi me të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën e Patokut, ku një 38-vjeçar ka kallëzuar në polici se, teksa lëvizte me automjet, ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tre personave, përkatësisht 67, 40 dhe 28 vjeç, të gjithë banues në Laç.



Sipas hetimeve, personat e ndaluar, së bashku me një 35-vjeçar që është shpallur në kërkim, dyshohet se pas një konflikti verbal për motive të dobëta me 38-vjeçarin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin ai po lëvizte.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Gjatë largimit nga vendngjarja, 38-vjeçari ka përplasur me automjetin e tij një tjetër mjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti i tij është sekuestruar nga policia si provë materiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!