Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Krujë, vijon operacioni nga ajri/ Dy helikopterë për shuarjen e flakëve

schedule09:52 - 12 Gusht, 2026

schedule 09:52 - 12 Gusht, 2026

Disa vatra zjarri janë evidentuar gjatë natës në zona të ndryshme të Krujës, ndërsa situata vijon të monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse.

Në zonën e Bojes, një zonë e pyllëzuar, është konstatuar një vatër zjarri, e cila nuk paraqet rrezik për banesat. Një vatër e vogël është evidentuar edhe mbi lagjen e banuar Abaze, por edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Zidoll, në thellësi të pyjeve, vijon të jetë aktive një vatër zjarri, larg zonave të banuara. Zjarrfikësit e Krujës kanë monitoruar gjatë gjithë natës zonat problematike, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve.



Në Zidoll, pak minuta më parë, një helikopter ndërhyri në një vatër zjarri, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të saj.

Ndërkohë, dy helikopterë po vijojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë mbi vatrën e zjarrit në zonën e Abazes.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet rrezik për banesat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!