Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë/ Rrezikohet një kabinë e ujësjellësit

schedule16:37 - 11 Gusht, 2026

schedule 16:37 - 11 Gusht, 2026

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit, duke rrezikuar edhe një kabinë të ujësjellësit që shërben për furnizimin dhe shpërndarjen e ujit në këtë zonë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se flakët kanë nisur në pjesën kodrinore dhe më pas, të favorizuara nga bimësia, janë përhapur në drejtim të kabinës së ujësjellësit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.



Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata po shkon drejt normalizimit, ndërsa zjarri është drejt vënies nën kontroll. Puna në terren vijon për të shmangur riaktivizimin e vatrës.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve në zonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!