Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident i dyfishtë në Levan-Tepelenë/ Një prej automjeteve përfundon në pikë karburanti, dy të plagosur

schedule12:44 - 11 Gusht, 2026

schedule 12:44 - 11 Gusht, 2026

Një taksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, ku janë përfshirë në një përplasje të fortë dy automjete, një Audi dhe një Mercedes-Benz.

Nga përplasja, njëri prej automjeteve ka përfunduar në ambientet e një pike shitjeje karburanti. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin në automjetin tip Audi.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!