Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Riaktivizohet zjarri në Drenie të Mallakastrës, vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit

schedule11:17 - 11 Gusht, 2026

schedule 11:17 - 11 Gusht, 2026

Riaktivizohet zjarri në Drenie, flakët përhapen në pjesën veriore – vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit

Zjarri në zonën e Drenies është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, kryesisht në pjesën veriore të vatrës, në drejtim të fshatit Drenie.

Për përballimin e situatës dhe normalizimin e gjendjes në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake, të cilët po operojnë nga toka.



Ndërhyrja po paraqet vështirësi për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të lartë të zjarrit, duke e bërë të vështirë afrimin e mjeteve dhe forcave pranë vatrave aktive.

Forcat në terren vijojnë operacionin për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në drejtim të zonave të banuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!