Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Hoteli 6 katësh nën sytë e IMT Himarë/ Tavo pas shkrirjes së institucionit: Do t’i kërkoj IKMT-së që ta marrë në juridiksionin e saj

schedule16:07 - 10 Gusht, 2026

schedule 16:07 - 10 Gusht, 2026

Gjashtë kate pa leje në bregdetin e Qeparoit u ndërtuan para syve të Inspektoreve të Mbrojtjes së Territorit, deri ditën e sotme kur u shemb nga fadromat. Askush nuk ndaloi ndertuesin nga tirana per ngritjen e hotelit ne paligjshmeri ne nje zone te lakmuar te bregut te jugut. Ndërtesa bëri kurban institucionin që do të shkrihet me vendim të kreut të bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

Në një prononcim për mediat, Tavo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i kërkojë IKMT-së që të marrë në juridiksionin e saj edhe IMT-në e Himarës.

Sipas Tavos, ky qëndrim lidhet edhe me mungesën e burimeve njerëzore, pasi në strukturën e IMT-së ishin të punësuar edhe persona nga zona të tjera.



Kryebashkiaku ka theksuar se punonjësit e institucionit nuk duhet të abuzojnë me detyrën, duke dëmtuar qytetarët që respektojnë ligjin dhe duke lejuar ndërtime pa leje.

Tavo ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit janë shkarkuar dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi nga Prokuroria për të gjithë personat përgjegjës.

Kjo është hera e dytë që shkrihet IMT-ja e Himarës, pas problematikave të konstatuara më herët. Tashmë, Bashkia e Himarës do t’i kërkojë IKMT-së që ta marrë IMT-në e Himarës në juridiksionin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!