Myrto Uzuni është në formë, në vigjilje të sezonit të ri me Austin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi i kombëtares kuqezi shkëlqeu me tre gola në ndeshjen e fundit, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij në Kupën e Ligës kundër mekasikanëve të Puebla.
Uzuni zhbllokoi sfidën që në minutën e katërt, duke e ndalur topin në rrjetë nga goditja e dënimit. Vetëm tre minuta më pas, futbollisti shqiptar gjeti edhe golin e dytë.
Ai shënoi në qendër të zonës, duke I paraprirë mbrojtësave kundërshtarë pas një aksioni të shpejtë të vendasve. Uzuni plotësoi mbrëmjen e madhe personale me “hat trick”, pasi në minutën e 33-të ndali për herë të tretë topin në rrjetën kundërshtare.
Kaq për pjesën e parë, ndërsa realizimet e sulmuesit të kombëtares kuqezi vulosën edhe fatin e të gjithë ndeshjes. Për Myrto Uzunin ky ishte trigolëshi i parë që pas transferimit te Austin në Ligën Amerikane të Futbollit.
Po ashtu, kjo paraqitje tregon formën e shkëlqyer të sulmuesit në vigjilje të sezonit të ri të kampionatit./abcnews.al


