Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Po transportonte zogj fushe, furgoni në Lushnje përfshihet nga flakët, digjet më shumë se gjysma e ngarkesës

schedule10:37 - 8 Gusht, 2026

schedule 10:37 - 8 Gusht, 2026

Një automjet tip furgon, me targa të Maqedonisë së Veriut, është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”, në Lushnje.

Mjeti po transportonte zogj të vegjël fushe, të ardhur nga shteti fqinj, ndërsa drejtuesi ka konstatuar flakët vetëm pasi kishte dalë nga autostrada dhe po lëvizte në drejtim të Këmishtajt.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, kryesisht në pjesën e kabinës së drejtuesit.



Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ngarkesë, duke djegur më shumë se gjysmën e zogjve që transportoheshin në automjet.

Sipas shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e kondicionimit të pjesës së ngarkesës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupet përkatëse po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!