Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Albin Kurti thellon krizën/ Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit kushtetues

schedule09:05 - 8 Gusht, 2026

schedule 09:05 - 8 Gusht, 2026

Albin Kurti i vendosi drynin derës së seancave plenare në Parlamentin e Kosovës.

Ajo hapet vetëm të shtunën, sipas urdhrit të dhënë nga deputeti më i vjetër i Legjislacioni të XI dhe kryesuesi i seancave Avdi Dehari, nga radhët e Vetëvendosjes.

Mesnata shënoi edhe fundin e afatit kushtetues për ta konstituuar parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.



Ajo duhej të mbahej 30 ditë nga certifikimi i rezultatit të votimeve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por orët e fundit nuk kanë kaluar pa tensione.

Siç edhe e paralajmëruan, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike dhe Aleancës qëndruan në ambientet e parlamentit deri në skadimin e afatit, më thirrjet për ta mbajtur seancën dhe qëndrimin se kjo është një shkelje e rëndë e kushtetutës.

Kreu i PDK Bedri Hamza nuk përjashtoi mundësinë e protestave.
“Nuk përjashtohen as protestat, mund ta çojmë në gjykatë kushtetuese, është shkelje…”

Ndërsa përfaqësuesi i Aleancës Besnik Tahiri e quajti këtë një cënim serioz të themeleve të shtetit të Kosovës.
Edhe nënkryetari i LDK Lutfi Haziri bëri thirrje për zbatimin e afateve, pasi dy subjektet politike pasditen e të premtes deklaruan se ishin shumë larg një marrëveshjeje.

Më vonë, Kurti iu drejtua me një letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, duke i ofruar postin e kryeparlamentarit, në këmbim të votës për presidentin e ri, ofertë që përsëri u refuzua.

Kapërcimi i afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit e zmadhon krizën politike në Kosovë duke u kthyer në një situatë të paprecedentë politike, ndërsa e paqartë është edhe çfarë do të bëhet me postin e kreut të ri të shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu duhet ta lëri zyrën deri në 5 tetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!