Një tjetër skandal në Maqedoninë e Veriut nën hundën e shqiptarëve që bashkëqeverisin me Hristian Mickoskin. Në tabelën e mirëseardhjes në Tabanoc, pika kufitare me Serbinë, mungon shkrimi në gjuhën shqipe, edhe pse aty ka pasur vend për t’i thënë udhëtarëve “mirëseerdhët” në gjuhën maqedonase, anglisht dhe madje edhe frengjisht. Ligji për gjuhët ekziston, por ai nuk po zbatohet.
Analisti Frrok Çupi deklaroi se ka tentativa për të çorganizuar dhe destabilizuar Tiranën, duke pretenduar se prej kohësh po synohet që Shqipëria të përfshihet në konfliktet rajonale.
Çupi u shpreh se Shqipëria është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ndodhet në konflikt dhe se përbën një bazë stabiliteti për rajonin.
Më tej, analisti theksoi se Shqipëria është e vendosur në rrugën e integrimit evropian dhe po udhëheq vendet e tjera të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian.
“Të gjithë këta tentojnë të çorganizojnë dhe destabilizojnë Tiranën. Prej kohësh është kërkuar dhe tentohet që fati i Shqipërisë të tërhiqet në konfliktin e Shkupit, ku shkuan disa pseudopatriotë dhe aktorë për të mbështetur studentët e Shkupit dhe ishin bërthama e atyre që krijuan revolucionin e flamingove.
Është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ndodhet në konflikt dhe është bazë e stabilitetit në rajon, dhe duan ta tërheqin në konflikt. E para, duke provokuar konflikte në Shkup, në kufi me Serbinë, duke sjellë 15 mijë kombëtarë nga Maqedonia dhe Shqipëria. Shqipëria është e vendosur dhe po udhëheq vendet e tjera të Ballkanit drejt BE-së. Arsyeja tjetër është se këta që duan konflikt në Tiranë kanë bërë llogaritë gabim, sepse nuk e njohin Tiranën dhe nuk mund ta fusin në konflikt për arsye feje.”


