Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pamje tronditëse nga Japonia/ Salla e operacionit lëkundet nga tërmeti 7 ballë, mjekët nuk braktisin pacientin

schedule12:22 - 7 Gusht, 2026

schedule 12:22 - 7 Gusht, 2026

Një video tronditëse nga një kamera në   një sallë operacioni  në momentin e tërmetit 7.1 Richter në Japoni më 28 korrik , i cili la dhjetëra të vdekur dhe dëme të konsiderueshme , u publikua dje, të enjten.

Në videon nga kamera e sallës së operacionit në një spital në qytetin e Kumamotos, ndërsa operacioni i një pacienti nën anestezi të përgjithshme ishte tashmë në zhvillim e sipër, gjithçka duket se po dridhet.

Siç mund të shihet nga pamjet filmike, pothuajse askush dhe asgjë nuk mund të qëndronte në vend, me dy nga anëtarët e ekipit kirurgjikal që përqafonin tavolinën e operacionit dhe pacientin për ta mbrojtur atë.



Sipas mediave japoneze, operacioni u pezullua përkohësisht, por u rifillua dhe përfundoi me sukses pak kohë më vonë.

Vërehet se spitali në fjalë u rikthye në funksionimin normal më 5 gusht.

Tërmeti i fuqishëm goditi ishullin jugor japonez të Kyushu pasditen e 28 korrikut (ora e Japonisë), duke vrarë rreth 38 persona dhe duke plagosur më shumë se 120 të tjerë.

Autoritetet thanë se dridhja e fuqishme shkaktoi një shpërthim në një qendër tregtare, rrëzoi një oxhak fabrike dhe shkaktoi dëme të shumta në të gjithë prefekturën Kumamoto.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!