Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Forcat e Armatosura në vijën e parë, beteja me flakët vijon në Panahor të Mallakastrës

schedule11:58 - 7 Gusht, 2026

schedule 11:58 - 7 Gusht, 2026

Në vijën e parë të betejës me flakët janë vendosur Forcat e Armatosura, të cilat vijojnë ndërhyrjen për izolimin e zjarrit në Panahor të Mallakastrës.

Dhjetëra trupa të ushtrisë, së bashku me zjarrfikësit dhe forcat bashkiake, po punojnë në terren për të frenuar përhapjen e flakëve. Në dispozicion të operacionit janë vendosur edhe mjete të specializuara zjarrfikëse.

Puna nga toka po mbështetet edhe nga ajri, ku helikopterët po ndërhyjnë në vatrat më problematike, në një operacion të koordinuar për të vënë nën kontroll situatën.



Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe vështirësia për të aksesuar disa prej vatrave e bëjnë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë. Objektivi i forcave në terren është izolimi i vatrave aktive dhe ndalimi i avancimit të zjarrit  drejt fshatit Vloshe dhe Ngraçan. Ndërkohë në Drenie zjarrfikësit e Patosit kane bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po qëndrojnë në monitorim të terrenit për të mos lejuar përhapjen e flakëve në rast të riaktivizimit të vatrës së zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!