Interi i kushton vëmendje të madhe të rinjve dhe së fundmi raportohet se është nënshkruar me një 16-vjeçar shqiptar. Andi Hoti, sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, ka firmosur me zikaltrit deri në vitin 2022. Adoleshenti luan si mbrojtës qendre dhe është pjesë e moshave të Zurich.
I gjatë 193 centimetra, Hoti është edhe pjesë e Kosovës U17 dhe ka luajtur dy ndeshje me ta. Tani ai do të duhet të tregojë vlerat e tij te moshat e Serie A, me shpresën që në të ardhmen të luajë në ekipin e parë të Interit. /abcnews.al
L'#Inter ingaggia il gioiellino Andi #Hoti (classe 2003) dello #Zurigo. Contratto fino al 2022 per il difensore centrale. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 6, 2020