Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Të premten afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

schedule09:42 - 7 Gusht, 2026

schedule 09:42 - 7 Gusht, 2026

Sot përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë një ditë më parë.

Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për konsultime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të arritur një marrëveshje lidhur me çështjen e presidentit.

Kërkesa e Kurtit u kundërshtua nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët reaguan ndaj vendimit për ndërprerjen e punimeve. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, vendosi ta ndërpresë seancën.



Para ndërprerjes u përfunduan dy pikat e para të rendit të ditës: formimi i Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe betimi i deputetëve të legjislaturës së 11-të.

Pas verifikimit të mandateve, të gjithë deputetët e zgjedhur bënë betimin, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe.

Mbetet të shihet nëse gjatë ditës do të caktohet vazhdimi i seancës dhe nëse forcat politike do të arrijnë një marrëveshje për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!