Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Kurti po mban peng Kosovën”/ Haradinaj: Shkaktar për krizën institucionale, nuk ndan pushtet

schedule14:27 - 5 Gusht, 2026

schedule 14:27 - 5 Gusht, 2026

Udhëheqësit totalitar frikësohen nga ndarja e pushtetit.

Ky është përshkrimi që Ramush Haradinajt, ish kryetari i Aleancës, i bënë sjelljes politike të Albin Kurtit, në kohën kur vendi vijon të mbetet në krizë institucionale prej dy vitesh.

Madje sipas tij, kreu i VV kërkon ta poshtroj opozitën.



“Nëse ka logjikë regjimi, e që në fakt kjo logjikë po ndodh me Kurtin, ai nuk dëshiron vendimmarrje të përbashkët ose ndarje të vendimmarrjes. Kurti po i kërkon të gjitha situatat ose pozitat ose institucionet vendimmarrëse për vete dhe në njëfarë mënyre po synon me e poshtruar opozitën duke i ofruar vetëm përfitime të pushtetit, pra vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Kjo nuk është ashtu siç ka vendosur qytetari. Është logjikë e regjimit.”

Referuar takimit të fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, Haradinaj thekson se subjektet politike nuk duhet të hyjnë në bisedime vetëm për përfitime personale.

“Unë mendoj që opozita mundet të ndihmoj në krijimin e institucioneve, por kuptohet duhet të ketë bashkëvendimmarrje, jo vetëm marrje pjesë në ekzekutiv që nënkupton pra vetëm përfitime për pushtet.”

Për Haradinajn, posti i kreut të shtetit i takon opozitës.

“Për me e thjeshtuar edhe më shumë, nga dy postet e para, në këtë rast kryeministri që është posti kryesor sepse udhëheq qeverinë, ekzekutivin, dhe presidenti, njëri nga të dy postet në bazë të rezultatit zgjedhor i takon opozitës. Ai që ka fituar zgjedhjet, nëse ka logjikë demokratike, e lexon kështu rezultatin e zgjedhjeve.”

Deklarata e Haradinajt u dha pak përpara se ai të nënshkruante marrjen e mandatit të rradhës si deputet i legjilaturës së XI, një ditë larg seancës konstituive për kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 7 gushtit.

Aleanca dhe PDK janë të vetmet parti shqiptare që nuk e kanë pranuar ftesën e Kurtit për bisedime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!