Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Startup-i i Mira Muratit humb një tjetër bashkëthemeluese

schedule12:25 - 5 Gusht, 2026

schedule 12:25 - 5 Gusht, 2026

Startup-i i inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, i themeluar nga shqiptaro-amerikania Mira Murati, po përballet me një tjetër largim në nivelet më të larta të drejtimit. Lilian Weng, një nga bashkëthemelueset e kompanisë, njoftoi së fundmi se po largohej nga Thinking Machines, duke shpjeguar se përgjegjësitë e rolit drejtues kishin ndikuar në shëndetin e saj dhe se dëshironte të rikthehej në një pozicion më të fokusuar te kërkimi shkencor.

Vetëm pak ditë më vonë, sipas The Information, Weng është rikthyer në OpenAI, ku pritet të punojë në zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale që mund të përmirësojnë vetë modelet e ardhshme të AI-së. Largimi i saj është i katërti mes bashkëthemeluesve të Thinking Machines Lab brenda një viti, duke treguar se edhe startup-et më të financuara në industrinë e inteligjencës artificiale po hasin vështirësi në ruajtjen e talenteve kryesore.

Rasti i Thinking Machines pasqyron konkurrencën e ashpër mes kompanive më të mëdha të AI-t, ku studiuesit më të mirë lëvizin vazhdimisht mes OpenAI, Meta, Anthropic, Google dhe startup-eve të reja. Sipas një analize të Axios, pagat shumë të larta nuk janë më arsyeja e vetme që përcakton këto lëvizje. Studiuesit kërkojnë gjithashtu më shumë fuqi kompjuterike, ndikim mbi projektet që zhvillojnë dhe liri për të ndjekur idetë e tyre kërkimore. “Ka të bëjë pjesërisht me paratë dhe pjesërisht me egon për të ndryshuar botën”, tha një rekrutues ekzekutiv i sektorit të teknologjisë për Axios. Analiza thekson se laboratoret e inteligjencës artificiale po kuptojnë se, edhe pse mund të ofrojnë paga rekord dhe burime të mëdha, ruajtja afatgjatë e studiuesve më të mirë mbetet një sfidë.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!