Nuk mund të kishte fillim më të keq. Mario Mitaj e bëri tepër shpejt debutimin e tij tek Xhenoa, në Itali, dhe madje aq shpejt sa nuk ishte gati.
Mbrojtësi I kombëtares shqiptare pati një pasdite prej ferri ndërsa skuadra ligure u shkatërruar 10-1 në ndeshjen miqësore të verës përballë Bornmuthit anglez, një rivali jo I pamundur për t’u përballuar, por që është në momentin më të mirë të historisë së tij.
Futbollisti kuqezi ishte titullar në përgatitoren që u luajt në kompleksin e Bornmuthit në Dorset të Anglisë.
Ai u duk I ngadalshëm në veprimet e tij, por nuk ishin më mirë aq lojtarët e tjerë gjenovezë. Mitaj shkaktoi edhe penallti, e vuajti shumë për aq minuta sa ishte në fushë.
Trajneri Daniele De Rosi e la në terren për 45 minuta, për të provuar lojtarë të tjerë, e sigurisht sepse lojtari ynë nuk ishte në formën më të mirë.
Gjithsesi, asgjë nuk ndryshoi dhe anglezët bënë çfarë deshën, edhe pse të dyja skuadrat janë në të njëjtin moment të fazës përgatirore, me Premier Ligën dhe Serinë A që nisin në 21 e 22 gusht.
Mitaj është I huazuar tek Xhenoa që nga Al Itihad I Arabisë Saudite, dhe pas 12 muajsh klubi italian mund t’ia blejë kartonin./abcnews.al


