Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Çmimi i naftës ulet 15 lekë/ Reflekton çmimin në bursa, vendimi nga operatorët

schedule07:54 - 5 Gusht, 2026

schedule 07:54 - 5 Gusht, 2026

Pas disa ditësh  rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të forte mbrëmjen e djeshme. Disa nga rrjetet kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për here të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve.

Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanë nisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve të forta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësie dhe në tregun shqiptar.

Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi iTransparencës. Në atë periudhë, çmimet maksimale të karburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin në terren për zbatimin e tyre nga operatorët.



Ndryshe nga ajo periudhë, ulja e mbrëmjes së djeshme nuk vjen si rezultat i një vendimmarrjeje administrative, por është reflektuar drejtpërdrejt nga operatorët në pikat e shitjes me pakicë, në përputhje me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!