Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një 26-vjeçar

schedule07:39 - 5 Gusht, 2026

schedule 07:39 - 5 Gusht, 2026

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vloçisht.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 01:00, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi 26 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit “Benz”, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.



Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një pasagjer që udhëtonte në të njëjtin mjet. Të dy janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!