Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Transfuzion gjaku” te Barcelona/ Pesë yje të shquar largohen nga ekipi katalanas i vajzave

schedule12:52 - 4 Gusht, 2026

schedule 12:52 - 4 Gusht, 2026

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas. Barcelona e vajzave e ka dominuar për një dekadë e më shumë futbollin europian dhe atë spanjoll, me tituj pa fund, ndërsa tani duket si fundi I një epoke me largimin e asaj që ishte legjenda më e madhe.

Aleksia Putejas, dy herë Topi i Artë i “Frans Futbollit” për femra, dhe lojtarja më e mirë e botës sipas FIFA-s, I dha fund 14 viteve me fanelën blaugrana për të kaluar në Superligën angleze.

Mesfushorja 32-vjeçare do të luajë për ekipin që quhet “Luaneshat e Qytetit të Londrës”, e që kërkon të sfidojë më të fortët.



Gjithsesi, nga Barcelona e femrave nuk u largua vetëm një legjendë. Atë e pasuan edhe të tjera si Mapi Leon, që do të luajë në të njëjtin ekip në Londër, Ona Batle Paskual që kalon tek Arsenali, apo Salma Parajuelo që shkoi në ligën franceze, tek Lioni.

Dy vajzat e fundit, Ona dhe Salma, nuk u larguan prej moshës sepse janë përkatësisht 27 e 22 vjeç, por sepse morën oferta më të larta financiare.

Pyetja në Spanjë është, nëse Barcelona e femrave do të vazhdojë ta ruajë dominimin?

Natyrisht, që do të ketë përforcime, ndërsa skuadra do të udhëhiqet nga talenti i madh Aitana Bonmati, tri herë fituese e Topit të Artë, madje radhazi në 2023, 2024 e 2025.

Nuk do të jetë e lehtë, por vajzat katalanase janë 11 herë kampione të Spanjës, 12 herë fituese të Kupës së Mbretit dhe 4 herë kampione të Europës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!