Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Devijuan rrjedhën e lumit Devoll, arrestohen tre persona në Cërrik, në kërkim administratori i subjektit

schedule12:06 - 4 Gusht, 2026

schedule 12:06 - 4 Gusht, 2026

Policia e Cërrikut ka goditur një rast të krimeve kundër mjedisit, ku gërryerja e paligjshme e shtratit të lumit Devoll dyshohet se ka shkaktuar devijimin e rrjedhës së lumit dhe ka rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan dy punonjës të subjektit që kryente aktivitetin e paligjshëm, si edhe një shtetas për ndërtim pa leje. Ndërkohë, administratori 22-vjeçar i subjektit është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, subjekti gërryente shtratin e lumit me mjete të rënda jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen që dispononte, duke devijuar rrjedhën e Devollit dhe duke krijuar rrezik për përmbytjen e tokave bujqësore në zonën e Gostimës.



Gjatë operacionit policia sekuestroi një ekskavator dhe një kamion teknologjik që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Përveç procedimit penal ndaj personave të përfshirë, subjekti është ndëshkuar edhe me masa administrative nga strukturat kompetente të IKMT-së dhe IMT-së.

Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se një prej të arrestuarve kishte ndërtuar pa leje pranë zonës ku ushtronte aktivitetin subjekti. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e administratorit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!