Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kurti rinis takimet me partitë opozitare/ Në fokus konsultimet me LDK, përpara seancës konstituive

schedule17:42 - 3 Gusht, 2026

schedule 17:42 - 3 Gusht, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive politike, vetëm tri ditë përpara vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, që pritet të mbahet pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ftesa është refuzuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

PDK, përmes një shkrese zyrtare, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takim, duke theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.



Edhe Aleanca e udhëhequr nga Ardian Gjini e refuzoi takimin. Në përgjigjen drejtuar Kurtit, kjo parti rikujtoi se më herët ka paraqitur gjashtë kushte për të mbështetur krijimin e institucioneve, ndërsa theksoi se nuk është e interesuar të bëhet pjesë e qeverisë së re.

Ende nuk është bërë e ditur data se kur Albin Kurti ka planifikuar zhvillimin e këtij takimi me liderët e partive politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!