Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjermania, ndihmë për energjinë/ Hua 90 milionë euro për hidrocentralin e Vaut të Dejës

schedule13:27 - 3 Gusht, 2026

schedule 13:27 - 3 Gusht, 2026

Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të  investuar në fushën energjetike.  Rreth  90 milion euro hua do të përdoren për  rehabilitimin e një prej veprave më të  rëndësishme publike  si  hidrocentrali i Vaut të Dejës  dhe  digjitalizimin e sistemit të transmetimit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi  firmosi tre marrëveshjeve bashkëpunimi me ambasadorin gjerman.

“Marrëveshja e parë lidhet me efiçencën e energjisë në sistemin e transmetimit. Bëjmë digjitalizimin e të gjithë sistemit të transmetimit, duke dhënë mundësi që të automatizojmë edhe të gjitha proceset që lidhen me ndërlidhjen e nënstacioneve dhe operimin energjetik. Marrëveshja tjetër lidhet me rehabilitimin e hidrocentralit të Vau të Dejës, një nga veprat tona energjetike publike më të rëndësishme, e cila përsëri, me ndihmën e KfË-së dhe qeverisë gjermane, ka angazhimin për t’u rehabilituar dhe tashmë kjo marrëveshje është në vijim të punës së mirë që është bërë deri më tani, përsëri me qeverinë gjermane dhe me KfË-në, për rehabilitimin e këtij hidrocentrali.”tha ai.

Marrëveshja tjetër parashikon  një grant prej 24 milion euro i cili do të investohet në  konviktet e Qytetit Studenti.



“Me rehabilitimin nën kuadrin e efiçencës së energjisë të konvikteve për studentët. Ka një grant 24 milionë euro nga qeveria gjermane me anë të KfË-së, për sa i përket këtyre ambienteve, që përsëri shkojnë në të mirën publike, shkojnë për studentët, për një jetë më të mirë, edhe proces të të nxënit më të mirë, por edhe për sa i përket kursimit energjetik, pasi të gjitha ambientet aty janë me efiçencë energjie, “shtoi ai.

Sektori i energjisë është një prej sektorëve më të mëdhenj të bashkëpunimit financiar me Gjermaninë. Sipas ambasadorit gjerman ky bashkëpunim do të vijojë të jetë intensiv dhe të shoqëroi vendin tonë drejt  Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!