Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Itali/ Përplasen autobusi, kamperi dhe tre makina: 6 të vdekur, 27 të plagosur

schedule22:42 - 2 Gusht, 2026

schedule 22:42 - 2 Gusht, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën kombëtare SS79, pranë Colli sul Velino, në provincën e Rietit, afër kufirit me rajonin e Umbrias.

Në aksident u përfshinë një autobus, një kamper (autokamp) dhe tre automjete. Sipas informacioneve paraprake, autobusi dhe kamperi, që po lëviznin në drejtime të kundërta, u përplasën me forcë në dalje të tunelit të Greccios.

Si pasojë e përplasjes, tre automjete që udhëtonin pas tyre nuk arritën të shmangnin mjetet e përfshira në aksident dhe u përplasën gjithashtu, duke e rënduar bilancin.



Nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve italiane, tre deri në katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Të lënduarit me gjendjen më kritike janë transportuar me helikopter drejt spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit, ndërsa të plagosurit e tjerë janë dërguar për trajtim në spitalet e Rietit, Ternit dhe Folignos.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!