E ndjen shumë përgjegjësinë ndaj fanelës.
Lionel Mesi, edhe pse 39 vjeç, edhe pse ka pasur 12 muaj tepër të ngarkuar, nuk u vonua shumë me pushimet dhe ja ku është gati për të ndihmuar ekipin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Legjenda argjentinase, ish-kampion I botës, dhe tani nënkampion në fuqi, u kthye këtë fundjavë tek skuadra e tij, Inter në Majemi, I cili lufton për titullin kampion.
Mesi u aktivizua në minutën e 53-të të duelit në Florida ndaj rivalit Këlambës, duke I pasur pushimet vetëm 11 ditë.
Kjo bëri që ai të humbiste vetëm dy ndeshje që pas përfundimit të Kupës së Botës.
Gjithsesi, prania e kapitenit nuk është se e ndihmoi shumë Interin, dhe logjika ta do që ai të mos jetë në 100 për qind të formës.
Ndeshja përfundoi 2-2, me vendasit që ishin në epërsi dy herë, por që nuk e morën dot tripikëshin.
Luis Suarez shënoi për 1-0 në 16’, pastaj miqtë barazuan me autogolin e brazilianit Kasemiro në 34’, ndërsa Interi u ndihmua nga VAR-i për të gjetur epërsinë në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Në 84’, me Mesin në fushë, Këlambës barazoi për 2-2 pasi realizoi Mendesh.


