Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy mjete

schedule18:35 - 31 Korrik, 2026

schedule 18:35 - 31 Korrik, 2026

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Patos, në vendin e njohur si “Çezma e Mbyetit”.

Një automjet tip Audi, me drejtues shtetasin me iniciale U. Xh., është përplasur me një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin me iniciale N. D..

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit Audi, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit, si edhe për disiplinimin e qarkullimit rrugor.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!