Do të njihet përjetë si “Il Capitano”, kapiteni. Ky ishte emri i vërtetë në fushë i një legjende absolute si Franco Baresi, i cili na la ndërsa nuk kishte më shumë se 66 vite jetë. Udhëheqësi i Milanit të madh të fundit të viteve 80-të e fillimit të viteve 80-të, lideri i Italisë për shumë vite, humbi betejën me sëmundjen me të cilën luftonte të paktën prej një viti.
Jehona në Itali dhe më gjerë ishte absolute.
Milani e njoftoi I pari lajmin që legjenda mbylli sytë, ndërsa kishte ditë që pritej të ndodhte. “La Gazeta delo Sport” dhe “Il Korriere delo Sport” i bënë homazhet e merituara këtij emri të madh të futbollit italian, europian dhe botëror.
Një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë u largua prej nesh. Kur e veshi për herë të parë zyrtarisht fanelën kuqezi ishte ende koha e filmimeve bardhezi, ndonëse pamjet me ngjyra kishin nisur.
Ironia e fatit e deshi që ai të dështonte një provë tek Interi, ku luante vëllai i tij më i madh, Xhuzepe. Zikaltërit e kujtuan rivalin me këtë foto tepër të bukur, bashkë me Bepen.
Tek Milani, I pari që ia hapi derën ishte gjigandi I stolit, Nils Lidholm, duke I dhënë ndeshjen e parë zyrtare në 23 prill 1978.
Shumë shpejt, në 1979, fitoi titullin e parë, në krah të legjendave si Rivera, Albertozi apo Kolovati.
Karriera e qendërmbrojtësit nuk ishte që në fillim legjendare, dhe kjo jo për faj të tij, ndërsa kuqezinjtë zbritën dy herë në Serinë B për shkak të skandalit të basteve.
I mbiquajturi “Pishinin”, që në dialektin milanez do të thotë “vogëlush”, do ta thoshte gjithsesi fjalën e tij.
Në 1982, u shpall kampion i Botës me Italinë edhe pse nuk luajti asnjë minutë, por ishte pjesë e skuadrës.
Lavdia me Milanin nisi me ardhjen e Silvio Berluskonit si pronar dhe president I klubit.
Nga viti 1987 deri në 1996, Franko Barezi numëroi 6 tituj kampion në Serinë A, 3 Champions, 3 Superkupa të Europës, dy Kupa Interkontinentale dhe 4 Superkupa të Italisë.
Në 1989 doli I dyti në garën për Topin e Artë, fituar nga Marko Van Basten gjithashtu I Milanit.
U desh të kalonte vetëm një dekadë që nga “Pishinin”, vogëlushi, të quhej “Kaizer Franc”, një krahasim me Bekenbauerin e madh.
Barezi ishte simboli i mbrojtësit modern, i fortë, i shpejtë, pozicional, luftarak.
Me Milanin dhe Italinë luajti thuajse 800 ndeshje.
Në 1994 nuk do të harrohet dëshpërimi I tij në finalen e Botërorit ndaj Brazilit në Los Anxhelos, kur humbi penalltinë, ashtu si Roberto Baxho.
Bashkë me 11-metërshin, humbi mundësinë për të fituar një nga trofetë e paktë që I mungon duke luajtur në fushë, Kupën e Botës.
Gjithsesi, tituj pati plot dhe jo më kot njihet si “Zotëria Champions”.


