Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar këtë të enjte në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.
Sipas njoftimit, propozimi u është përcjellë njëkohësisht edhe kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.
Modeli i ri i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa parashikon konsolidimin e disa bashkive ekzistuese.
Sipas draftit, propozohet bashkimi i këtyre njësive vendore:
- Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
- Klos + Mat → Bashkia Mat
- Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
- Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat
- Patos + Fier → Bashkia Fier
- Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
- Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
- Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
- Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
- Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
- Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
- Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan
- Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd
Në total, drafti parashikon konsolidimin e 26 bashkive aktuale në 13 bashki të reja, me synimin për të rritur eficiencën administrative, përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike dhe forcuar kapacitetet financiare e institucionale të pushtetit vendor.
Propozimi pritet të shqyrtohet në Kuvend në kuadër të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, përpara se të kalojë për miratim në seancë plenare.


