Presidenti amerikan Donald Trump, premtoi sot një përgjigje të fortë ushtarake ndaj sulmeve të reja me raketa të Iranit kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë për “Fox News”, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të godasin rëndë Iranin, duke paralajmëruar pasoja të rënda.
Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se Irani lëshoi disa raketa balistike drejt forcave amerikane në rajon, pa bërë të ditur se cilat baza ushtarake ishin objektivi.
Sipas ushtrisë amerikane, të gjitha raketat u interceptuan me sukses dhe nuk u raportuan dëme apo viktima.
Presidenti Trump tha se forcat amerikane kishin vetëm pak minuta kohë për t’iu përgjigjur sulmit të befasishëm, duke e cilësuar situatën si shumë serioze dhe duke theksuar se SHBA-ja nuk do të tolerojë sulme të tilla.


