Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Eliminim heroik i Egnatias/ Champions, skuadra shqiptare mundet vetëm pas penalltive

schedule11:32 - 29 Korrik, 2026

schedule 11:32 - 29 Korrik, 2026

Nuk kishte mënyrë më të mirë se kjo për t’u larguar me krenari.

Egnatia nuk është më pjesë e Championsit, por eliminimi erdhi vetëm pas 120 minutave në Slloveni, një tjetër barazimi heroik e spektakolar 2-2, dhe vetëm për shkak të gabimit të dy 11-metërshave në serinë e penalltive.

Fare mirë, në raundin e tretë mund të kishte qenë kampionia e Shqipërisë, në një short krejt të favorshëm për të arritur plej ofin, pra një hap larg grupeve të Championsit.



Kjo nuk ndodhi, por Egnatia e trajnerit Nevil Dede do të vazhdojë të jetë në Europë.

Sfida në stadiumin Zdezhele ku ishin rreth 3500 spektatorë nisi mirë për rrogozhinasit, duke shënuar që në 21’, me një autogol nga Hrka.

Nuk ishte e lehtë sepse kapiteni Emiliano Aleksi u la sërish në stol, ndërsa Bakajoko nuk luajti për shkak dëmtimi, dhe Diabate nuk mundi të aktivizohej sepse nuk u pajis në kohë me dokumentacionin e duhur.

Celje barazoi në 34’ me të zakonshmin Kvesiç, që shënoi dy herë në Rrogozhinë javën e kaluar.

Kaq u mbyllën 90 minuta, dhe në shtesë, në 97’, Kvesiç shënoi edhe golin e dytë me penallti.

Gjithsesi, Egnatia nuk ishte dorëzuar dhe Smajli barazoi në mënyrë shumë të bukur, kur mbeteshin edhe 6 minuta deri në përfundim të shtesave.

Tek penalltitë, sllovenët shënuan tre, ndërsa Bitri e Ndreca gabuan nga shqiptarët.

Në raundin e tretë rrogozhinasit luajnë ndaj rivalit Shamrok Rovers të Irlandës, që u eliminua nga skuadra e Armenisë, Ararat.

Ndeshja e parë jashtë fushe në 6 gusht, ndërsa ajo e kthimit në Arenën e Rrogozhionës në 13 të po atij muaji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!