Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Krime lufte në Kosovë, ndalohen dy serbë/ Të akuzuar për ekzekutimin e 23 civilëve shqiptarë

schedule17:49 - 28 Korrik, 2026

schedule 17:49 - 28 Korrik, 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Të dyshuarit janë Momir Jakshiq (80 vjeç) dhe Miljko Bishevac (65 vjeç).

Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, rasti lidhet me ngjarjen tragjike të 19 prillit 1999, kur një grup civilësh shqiptarë të paarmatosur, që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi, u ndaluan në vendin e quajtur Kalludra e Vogël, në komunën e Zubin Potokut.



Sipas dyshimeve, civilët fillimisht u plaçkitën, duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë, e më pas 23 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa trupat u varrosën në një lokacion pranë lumit në Kalludër të Vogël.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!