Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 1.500 të burgosur në Iran nisin grevë urie, në protestë kundër ekzekutimeve

schedule17:37 - 28 Korrik, 2026

schedule 17:37 - 28 Korrik, 2026

Mbi 1.500 të burgosur të dënuar me vdekje në burgun Ghezel Hesar, pranë Teheranit, kanë nisur një grevë masive urie për të protestuar kundër rritjes së numrit të ekzekutimeve në Iran. Disa prej tyre kanë ndërmarrë edhe një akt ekstrem, duke qepur buzët si simbol të revoltës ndaj autoriteteve.

Sipas organizatave iraniane për të drejtat e njeriut, protesta ka nisur rreth dy javë më parë, pasi gjashtë të burgosur të dënuar për akuza të lidhura me trafikun e drogës u transferuan në izolim, në pritje të ekzekutimit.

Video të publikuara nga grupet për të drejtat e njeriut tregojnë të burgosur që mbajnë pankarta me mbishkrimin “Jo Ekzekutimeve” dhe bëjnë thirrje: “Bëhuni zëri ynë”. Në një prej pamjeve më tronditëse, një i burgosur shihet duke qepur buzët me gjilpërë dhe pe, ndërsa deklaron se autoritetet nuk kanë reaguar ndaj grevës së urisë.



Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për përdorimin e shpeshtë të dënimit me vdekje në Iran, duke i bërë thirrje autoriteteve që të ndalojnë ekzekutimet dhe të respektojnë standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!