Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

FIFA sërish në telashe nga malvinët/ Godoy Cruz del në fushë me banderolën antibritanike

schedule15:13 - 28 Korrik, 2026

schedule 15:13 - 28 Korrik, 2026

Nuk mjaftoi ajo që ndodhi në Botëror, edhe pse ishte në një skenë shumë të madhe.

Në Argjentinë nuk I harrojnë Ishujt Malvine, për të cilët u zhvillua një luftë në 1982, e që vazhdojnë të pretendohen si pjesë e territorit të shtetit.

Një kontribut për këtë po e jep futbollit dhe pas spektaklit të disa lojtarëve të kombëtares në Kupën e Botës, ja ku erdhi konfirmimi I radhës.



Skuadra Godoi Kruz, që luan në nivelin e dytë të futbollit argjentinas, doli në fushë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Sentral Nortes, me fanela të veçanta ku ishte shkruar pikërisht parulla tepër e njohur, “Malvinet janë argjentinase”.

Sfida në Estadio Felisiano Gambarte përfundoi 2-1 për vendasit, dhe Godoi Kruz mban vetëm vendin e 7-të në renditje, por jehonë më të madhe mori pikërisht mesazhi për Ishujt Malvine, që britanikët I quajnë Ishujt Folklend.

Siç e thamë, në Botëror, disa lojtarë të kombëtares dolën me banderolën e zakonshme pasi “gauçosit” fituan gjysmëfinalen ndaj Anglisë me shifrat 2-1.

Këto janë probleme të mëdha për FIFA-n, natyrisht edhe për Konfederatën e Amerikës së Jugut, pasi janë të ndëshkueshme me gjoba dhe pezullime, sipas parimit që politika nuk duhet të përzihet me sportin.

Nuk dihet sesi do të zgjidhet ky konflikt diplomatik mes dy shteteve për ishujt që janë 500 km larg Argjentinës e rreth 13 000 km larg Mbretërisë së Bashkuar, por futbolli në vendin amerikanolatin do të vazhdojë t’i kërkojë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!