Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sulm me thikë në Paris, tre persona të lënduar

schedule16:20 - 27 Korrik, 2026

schedule 16:20 - 27 Korrik, 2026

Policia franceze ndaloi të hënën një burrë pasi ai sulmoi me thika tre gra pranë zonës “Porte de Clichy”, në veri të Parisit, njoftoi ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.
Sipas Nunez, autori sulmoi tre gratë, të moshave 19, 24 dhe 36 vjeç, me dy thika kuzhine, duke plagosur rëndë dy prej tyre.

“Është Allahu ai që më urdhëroi”, dëgjohet të thotë autori ndërsa ndodhej i shtrirë në tokë.

Ai u arrestua menjëherë nga Policia.



Nunez bëri të ditur se autori u arrestua nga një efektiv policie jashtë shërbimit.

“Ishte një veprim shumë i guximshëm”, tha ai.
Motivi i sulmit mbetet ende i panjohur. Ministri shtoi se policia nuk ka mundur ende të verifikojë identitetin e autorit, pasi deklaratat e tij gjatë arrestimit ishin “të paqarta dhe të çrregullta”.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit në Francë bëri të ditur se po shqyrton mundësinë e hapjes së një hetimi për këtë ngjarje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!