Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA “ngriu” sulmet, ulet nafta/ Reagimi i tregjeve, çmimi zbret drejt 90 dollarë për fuçi

schedule15:45 - 27 Korrik, 2026

schedule 15:45 - 27 Korrik, 2026

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 6% të hënën në bursa, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndërprenë sulmet gjatë fundjavës, duke rritur shpresat për arritjen e një marrëveshje, e cila mund të lejonte edhe rifillimin e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Nafta e papërpunuar brent ra me 6.2 dollarë dhe po tregohet në fillim jave për 90.5 dollarë. Çmimi i naftës brent arriti javën e kaluar në 100 dollarë ndërsa konflikti i cili uli dërgesat e naftës nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, u përhap në Detin e Kuq, duke penguar eksportet nga eksportuesi më i madh në botë, Arabia Saudite.

Irani ka lënë të kuptohet se do të ndalojë sulmet për sa kohë edhe Shtetet e Bashkuara i përmbahen këtij plani, veprim që solli edhe një qetësim të tregjeve të naftës.



Por, pavarësisht ndërprerjes së sulmeve, më pak se 10 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit gjatë fundjavës sipas të dhënave të transportit detar nga Kpler. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugën detare të Detit të Kuq, pasi trafiku I anijeve përmes ngushticës Bab el-Mandeb ka rënë ndjeshëm së fundmi.

Sipas ekspertëve, rimëkëmbja e flukseve përmes Hormuzit pritet të jetë e ngadaltë dhe e pjesshme në vijim, pasi transportuesit kërkojnë besim dhe garanci për kalimin e sigurt përmes saj.

Analistë të tregut paralajmërojnë se çmimet mund të mbeten të larta ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme është zgjeruar në Detin e Kuq dhe dronët ukrainas nga ana tjetër kanë goditur anijet dhe rafineritë ruse të naftës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!