Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rodri dëshiron të jetë “mbret”/ Kampioni i botës shpreson në marrëveshje Real-Guardiola

schedule15:39 - 25 Korrik, 2026

schedule 15:39 - 25 Korrik, 2026

Është më i miri.

Jo vetëm kaq, por po kërkohet nga më të mirët, dhe ka dëshirë që të shkojë pikërisht atje.

Rodri, kapiteni i Spanjës, është marrë vesh me Reali për të qenë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm, ndonëse transferimi nuk është ende I sigurt.



Futbollisti më i mirë I Kupës së Botës, pra fituesi i Topit të Artë, ka rënë dakord për termat personale me “mbretërorët” e Madridit.

Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë akord mes Mançester Sitit dhe rekordmenëve të titujve në Spanjë dhe në Europë.

Sipas disa lajmeve mediatike, presidenti Florentino Perez mund të japë deri në 100 milionë euro për kartonin e Rodrit, edhe pse kjo nuk duket shumë bindëse.

Përse?

Sepse mesfushori 30-vjeçar ka edhe vetëm një vit kontratë në “Etihad”, dhe që nga janari I ardhshëm mund të bisedojë me cilindo klub që të dëshirojë si lojtar I lirë.

Ekziston mundësia që Reali të mos japë më shumë se 50 milionë euro për kartonin.

Rodri ka fituar 13 trofe të rëndësishme në karrierë, ndërsa ka luajtur për Atletikon, Siti dhe Spanjën.

Ai shënoi golin e vetëm të finales së Championsit ndaj Interit në 2023, si dhe fitoi Topin e Artë të Kampionatit Europian të vitit 2024, ashtu si edhe Topin e Artë të Botërorit të fundit.

Po ashtu, u shpall kampion i Europës dhe i Botës me Spanjën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!