E ardhmja e Oliver Giroud vazhdon të mbetet një dilemë. Sulmuesi i Chelsea kërkon largimin nga blutë e Londrës për shkak të minutave të pakta në këtë sezon. Që nga mbërritja e Frank Lampard në stolin e londinezëve, Giroud e humbi vendin e titullarit.
Prej gati dy muajsh emri i sulmuesit francez është lidhur shpesh me Interin, ku trajneri Conte do ta mirëpriste krahë hapur 33-vjeçarin. Por, duket se zikaltrit nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e sulmuesit të kombëtares franceze.
Sipas raportimit të ‘Telegraph’, një ofertë në drejtim të sulmuesit ka ardhur nga Premier League. Bëhet fjalë për Newcastle United, ku bordi drejtues shikon te sulmuesi çelësin e zgjidhjes së krizës në repartin e sulmit. Klubi anglez e kërkon Giroud në formë huazimi deri në fundin e sezonit, por zgjedhjen do ta bëjë vetë Oliver, i cili kërkon të jetë protagonist për të udhëhequr sulmin e Francës në Euro 2020. /abcnews.al