Një stuhi e fortë me reshje intensive shiu ka goditur disa zona të qarkut të Elbasanit, duke shkaktuar probleme në bashkitë Elbasan dhe Gramsh.
Si pasojë e reshjeve të dendura, në qytetin e Elbasanit janë bllokuar disa akse rrugore, ndërsa uji ka vërshuar edhe në bulevardin kryesor të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Stuhia është shoqëruar edhe me erëra të forta, të cilat kanë përkeqësuar situatën në disa zona.
Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa pritet të vlerësohen dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe ndërhyrjet e nevojshme për normalizimin e qarkullimit.



