Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me 4 muajve burg Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, i cili akuzohet për veprën penale “fyerje dhe kanosje”, ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Sipas Prokurorisë, Avdullahu kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar se më 3 qershor 2026, rreth orës 13:10, i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kanosur Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën me thirrjen “Ky derr duhet pushkatuar”.
Kreu i organizatës së veteranëve të luftës deklaron se ndaj tij ka patur me dhjetëra raste të ngjashme kërcënimesh.
Gjuha fyese ndaj luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës është intesifikuar në rrjete sociale, deri në kërcënime për jetë, në prag të 16 shtatorit, datës kur pritet të jepet vendimi përfundimtar për ish krerët e UÇK nga Gjykata Speciale në Hagë.



