Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar”/ Rama: Sot përkujdesje e veçantë për ta. Transformimi nuk ndalet

schedule21:45 - 22 Korrik, 2026

schedule 21:45 - 22 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, një institucion në rrugën e transformimit sipas standardeve euroatlantike.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se më parë, ushtarakët ishin të nënvlerësuar, ndërsa sot për ta ka përkujdesje të veçantë.

Rama shtoi se transformimi nuk ndalet.



“Dukej sikur ushtria nuk ishte më e nevojshme, se do na mbronin të tjerët, ushtarakët, pavarësisht të gjithave, vazhdonin t’i shërbenin detyrës dhe atdheut. Është jetë që përpiqem ta parapërfytyroj. Askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, sepse detyra mund t’i dërgojë në fronte dhe situata të vështira. Kur shoh sot sesi ndryshon rritja dhe numri i vajzave dhe djemve që po vihet në rreshtat e aplikantëve, mendoj se kjo është shenja më e sigurtë e një transformim që nuk ndalet më. Ushtarakët në fund të karrierës, e kanë të jetuar sakrificën, por për një periudhë jo të shkurtër kohe ishin të nënvlerësuar. 67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën, nuk i shkëpus nga urimi për shëndet e mbarësi. Të gjithë atyre që janë para meje si fytyra shembullore të forcave të rilindura të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!