Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në fshatin Voskopojë/ Ndërhyrja nga zjarrfikësit e vështirë për shkak të terrenit

schedule18:05 - 22 Korrik, 2026

schedule 18:05 - 22 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë në fshatin Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH): një automjet zjarrfikës dhe një automjet tip pick-up me efektivët për ndërhyrje. Gjithashtu, janë angazhuar forca nga Njësia Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur t’i afrohet vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në terren, ndërsa pjesa tjetër është duke u zhvendosur drejt zonës së prekur.



Pas vlerësimit të situatës nga drejtuesi i MZSH-së, do të koordinohen veprimet e mëtejshme për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!