Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dëmet nga stuhia në Kosovë/ Gazetarja: Fermerët me pak shpresë për dëmshpërblim, asnjëherë nuk janë kompensuar

schedule17:39 - 22 Korrik, 2026

schedule 17:39 - 22 Korrik, 2026

Moti i keq që përfshiu Kosovën ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe bujqësore, si dhe ka marrë një jetë njeriu.

Në një intervistë për ‘Balkan Update’, gazetarja e Klan Kosovës, Diellza Berisha, bëri me dije se komuna më e prekur është Istogu, e njohur për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, ndërsa në zona të tjera janë regjistruar dëme te makinat.

Për vlerësimin e situatës ka nisur krijimi i komisioneve komunale, raportet e të cilave do t’i kalojnë ministrisë përkatëse.



Megjithatë, fermerët kanë fare pak shpresë për ndihmë, pasi në të shumtën e rasteve nuk janë kompensuar kurrë, përkundër prometimeve. Berisha theksoi se Kosova mbetet e vetmja në rajon që nuk merr asnjëherë masa ndaj fatkeqësive të tilla natyrore. Për momentin, nuk ka sinjale se vendi do të goditet nga ndonjë stuhi tjetër.

Bujqrit në të shumtën e rasteve asnjëherë nuk janë kompensuar nga dëmet që shkakton moti i keq. Fermerët kanë fare pak shprese se do të ndihmohen edhe në këtë rast, edhe pse iu është premtuar.

Ka filluar krijimi i komisioneve në komuna, për vlerësimin e dëmeve, që më pas i kalojnë ministrisë. Istogu ka qenë komuna më e prekur, ku ka edhe shumë kultura bujqësore që kultivohen.

Në komuna të tjera ka pasur më shumë dëme materiale, makina, ku ka pasur edhe një viktimë. Deri më tani nuk ka sinjale për një stuhi tjetër. Kosova është e vetmja në rajon e cila nuk merr asnjëherë masa ndaj këtyre fatkeqësive natyrore”, tha gazetarja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!