Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur te rreth rrotullimi i TEG-ut. Burime për gazetaren e ABC News, Bleona Prengezaj bëjnë të ditur se një betoniere është kthyer përmbys, pasi ka rënë nga mbikalimi. Dyshohet se ka ky aksident i rëndë ka ndërruar jetë shoferi i betonieres dhe ka mbetur i plagosur një tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
I plagosur ka mbetur edhe një 28-vjeçar, i cili po udhëtonte me makinë dhe u zu poshtë nga betonierja.
“Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.



