Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:20 - 22 Korrik, 2026

schedule 07:20 - 22 Korrik, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.  Valëzim në det pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!