Sondazh

 

Shuhet legjenda e futbollit anglez/ Kevin Keegan nderron jete ne moshen 75-vjeçare

schedule18:32 - 20 Korrik, 2026

schedule 18:32 - 20 Korrik, 2026

Futbolli anglez në veçanti dhe ai botër në përgjithsësi ka humbur një emër të madh të këtij sporti.

Kevin Keegan është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi në fillim të këtij viti zbuloi se ishte diagnostikuar me një tumor.

Në intervistën e fundit dhënë dy muaj më parë për “Daily Mail” ai kishte thënë se po ndiqte një kurë innovative, por siç është e qartë nuk ka maftuar. Kevin Keegan konsiderohej një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit anglez, ndërsa fitoi dy herë “Topin e Artë” në vitin 1978 dhe 1970 kur luante me Hamburgun si kampion i Gjermanisë.



Më parë ai ishte një legjendë e vërtetë me Liverpool ku arriti të fitojë një Champions League, 3 Kupa UEFA, 3 tituj kampion në Angli, si tre Kupa të Anglisë.

Po ashtu, në atdheun e tij kishte luajtur me Sauthepton dhe Njukasëll.

Me kombëtaren e Anglisë, Keegan numëronte 63 ndeshje dhe 21 gola të shënuar.

Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Kevin Keegan nisi karrierën si trajner, duke drejtuar edhe përfaqësuesen e “Tre Luanëve” në vitet 1999-2000.

Po ashtu, ish sulmuesi u ul edhe në pankinën e Njukasëll dhe atë të Manchester City./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!