Sebino Plaku pritet të ndryshojë skuadër. Sulmuesi kryeqytetas zgjodhi në verë t’i bashkohej skuadrës së Llapit, ndërkohë që për të ka mbërritur prej ditësh një ofertë nga Gjilani i Gentian Mezanit. Vlonjati e do Plakun në skuadrën e tij.
Bisedimet kanë përparuar dhe raportohet për një akord mes palëve, por më parë duhet zgjidhur çështja e kontratës. Plaku ka marrë një pjesë të konsiderueshme të pagesave te Llapi, që normalisht do t’i kthehet diçka pas.
Gjasat janë që Gjilani të paguajë dhe sulmuesi të vihen nën urdhrat e trajnerit Mezani, i cili kërkon titullin kampion me skuadrën e tij. Ballkani i vendit të parë është pranë dhe shanset janë të mëdha që në fund tifozët gjilanas dhe “Skifterat” të gëzojnë ngritjen e një trofeu. /abcnews.al