Sondazh

 

Paredes e mbyll me sherr/ Mesfushori i Argjentinës përplaset me futbollistët e Spanjës

schedule12:47 - 20 Korrik, 2026

schedule 12:47 - 20 Korrik, 2026

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e spanjollëve, por edhe me tensione në fushë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Spanja triumfoi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve, falë golit të Ferran Torresit, duke u shpallur kampione e botës. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të takimit situata u tensionua, me disa futbollistë të të dyja skuadrave që u përfshinë në përplasje.

Në qendër të incidentit ishte mesfushori argjentinas Leandro Paredes, i cili fillimisht u përplas me mbrojtësin spanjoll Eric Garcia, duke e kapur për fyti.



Tensioni vazhdoi edhe më tej, pasi Paredes pati një përplasje edhe me Gavin, të cilin e shtyu dhe e rrëzoi në tokë. Lojtarët e të dyja skuadrave ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa arbitrat dhe anëtarët e stafit teknik u futën mes futbollistëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!