Sondazh

 

Festë në Madrid, dhunë në Buenos Aires/ Në Spanjë nuk kishte gjumë, pas triumfit në Kupën e Botës

schedule12:25 - 20 Korrik, 2026

schedule 12:25 - 20 Korrik, 2026

Madridi dhe shumë qytete të tjerë në Spanjë kaluan një natë pa gjumë, pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës. Qindra mijëra njerëz ndoqën në “fan zone” të vendosura në disa prej shesheve kryesore, ndërsa pas vërshëllimës së fundit entuziazmi u kthye në një festë të papërmbajtshme.

Festa vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për incidente.

Siç mund të merret me mend, krejt e ndryshme ishte atmosfera që shoqëroi fundin e finales në Buenos Aires dhe qëndrat e tjera të mëdha të Argjentinës.



Tifozët atje e shprehën me dhunë zhgënjimin për humbjen e Lionel Mesit dhe shokëve të tij.

Policia argjentinase ndërhyri me dhunë për të normalizuar situatën, ndërsa si pasojë e përplasjeve me forcat e rendit, 12 persona u arrestuan. Sipas autoriteteve në vend një person mbeti i plagosur rëndë, ndërsa të tjerë u lënduan lehjtë pas hedhjes së shisheve dhe mjeteve piroteknike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!