Sondazh

 

Tragjedi pas triumfit të Spanjës në Botëror, shembet shatërvani, vdes një 13-vjeçar

schedule10:00 - 20 Korrik, 2026

schedule 10:00 - 20 Korrik, 2026

Festimi i fitores së Spanjës në Botëror përfundoi me tragjedi në Ciudad Rodrigo (Salamanca), Spanjë, ku një djalë 13-vjeçar vdiq dhe tre persona të tjerë u lënduan rëndë pasi një shatërvan u shemb.

Pas fishkëllimës së fundit dhe fitores së Spanjës ndaj Argjentinës, e vulosur me një gol nga Ferran Torres , qindra mijëra tifozë dolën në rrugë për të festuar titullin.

Në Ciudad Rodrigo, një nga pikat kryesore të grumbullimit ishte shatërvani Árbol Gordo. Në kulmin e festimeve, pjesa e sipërme e shatërvanit u shemb dhe ra mbi disa njerëz që ndodheshin në strukturë.



Midis tyre ishte edhe 13-vjeçari, i cili u trajtua në qendrën shëndetësore në Ciudad Rodrigo, ku më vonë vdiq. Sipas raportimeve të para, përveç të ndjerit, të paktën dy persona të tjerë u lënduan, njëri prej tyre me këmbë të thyer. Zona ku ndodhi shembja është rrethuar ndërsa hetohen rrethanat e aksidentit. /Telegrafi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!