Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berlini bashkohet me stërvitjet bërthamore të Parisit

schedule22:25 - 17 Korrik, 2026

schedule 22:25 - 17 Korrik, 2026

Gjermania dhe Franca kanë dhënë një sinjal të fortë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, pas takimit të përbashkët të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, të zhvilluar në Këln.

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri të ditur se Gjermania do të marrë pjesë për herë të parë në një stërvitje bërthamore të forcave të armatosura franceze, duke nisur që këtë vit.

“Gjermania dhe Franca po thellojnë bashkëpunimin e tyre në mbrojtje. Ne po forcojmë parandalimin evropian. Duke filluar nga ky vit, do të marrim pjesë në një stërvitje bërthamore me forcat e armatosura franceze”, deklaroi Merz.



Takimi mes dy liderëve u zhvillua në bazën ajrore Norvenich, pranë Këlnit, ku Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron riafirmuan angazhimin për një partneritet më të fuqishëm franko-gjerman në fushën e sigurisë.
Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pas dështimit të projektit të avionit luftarak evropian SCAF, i cili u bllokua për shkak të mosmarrëveshjeve industriale mes kompanive Airbus dhe Dassault, megjithatë, Parisi dhe Berlini kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin duke u fokusuar në projekte të reja dhe më konkrete.

Në deklaratën e përbashkët, dy liderët e cilësuan takimin e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë si “hapin e parë operacional” drejt një faze të re të bashkëpunimit strategjik.

Presidenti Macron theksoi se të dy vendet kanë nxjerrë mësime nga dështimi i këtij projekti dhe se suksesi i iniciativave të ardhshme kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes politikës dhe industrisë së mbrojtjes.

Ndërkohë, për të treguar afërsinë mes dy liderëve, kancelari gjerman Friedrich Merz publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga takimi me Macron.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!